Rama: Nga 1 janari, fund basteve në zonat e banuara (VIDEO)

Rama: Nga 1 janari, fund basteve në zonat e banuara (VIDEO)

Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ripërsëriti vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve pas 31 dhjetorit të këtij viti. “Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara”, tha ai.   

Rama tha se drafti që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve do të ketë impakt pozitiv social, ndërsa shtoi se mbetet i hapur për propozime.  

“Jam shumë i bindur se ky grup parlamentar, do t’u japë besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmurë nga marrëdhënia me fatin e tyre. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri te garat e katërkëmbëshave të faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket versionit online, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë në një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një monopol shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime”, tha ai.

Rama tha se qeveria do të përcaktojë zonat ku do të zhvendosen lojërat e fatit, ndërsa akuzoi opozitën se po mban anën e tyre.

“Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeverisë. Asnjë lëshim dhe në asnjë hapësirë tjetër. Ata që sot mungojnë këtu, janë në krahun e tyre që janë on-line. Personalisht, lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë premtoi mbështetje për individët që humbin punën pas këtij ndryshimi, duke e vënë theksin te rëndësia e arsimit profesional.

“Do të ketë ndihmë për të gjithë ata që dalin të papunë dhe duan të punojnë. Nuk ka vende pune është moto online e atyre që rrinë në kafe dhe preferojnë të zgjohen pas orës 9:00. Nuk ka gabuar Bledi Klosi por thjesht sportiviteti i tij e ktheu në fakt përkëdhelës për humorin popullor, kur tha ka punë por nuk ka profesionistë. Nuk kam parë asnjë që është kundër kësaj dhe të ma provojë. Problemi fillon kur punëdhënësit i duhet një profesionist dhe jo një njeri që vë skedina. Në këtë aspekt ka një sfidë tjetër, por unë nuk do të zgjatem më. Në mënyrë sa më të shpejtë të vijë në seancë projekti i qeverisë dhe të kalojë me votën e të vetmes forcë politike që mendon për njerëzit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy