Burrë e grua gjenden të vdekur në Lushnjë pas dy ditësh, u asfiksuan nga gazi

Burrë e grua gjenden të vdekur në Lushnjë pas dy ditësh, u asfiksuan nga gazi

Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur paraditen e sotme, në banesën e tyre në Lushnje, ku dyshimet paraprake flasin për asfiksim nga gazi.

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri, 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

MCN mëson se burrë e grua janë gjetur të vdekur pas dy ditësh, në katin e tretë të apartamentit ku jetonin.

Familjarët tregojnë se çifti i pleqve kishte dy ditë që kishte ndërruar jetë në banesë si pasojë e asfiksisë nga gazi i sobës me të cilën ngroheshin. 

Fqinjët kishin dyshime se diçka kishte ndodhur pasi prej dy ditësh asnjëri prej tyre nuk përgjigjej në telefon dhe se gruan nuk e kishin parë të dilte në oborr. Pasi asnjë nuk u përgjigj në telefon, familjarët kërkuan të hyjnë me forcë në shtëpi.

Ata kanë hipur nga ballkoni i katit të tretë dhe kanë hapur me forcë derën e jashtme dhe i kanë gjetur të pajetë.

Mësohet se çifti i të moshuarve jetonin vetëm. Ata ngroheshin me sobë gazi pasi sobën me dru e kishin shitur për shkak të çmimit të lartë të druve të zjarrit. Në distancë për ta kujdesej vajza dhe djali. 90-vjeçari ishte i paralizuar ndërsa gruaja i bënte shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy