Elisa Spiropali tregon pse u publikua video e familjarëve të 13-vjeçares të abuzuar në Kavajë

Elisa Spiropali tregon pse u publikua video e familjarëve të 13-vjeçares të abuzuar në Kavajë

Publikimi i videos së familjarëve të 13-vjeçares në Kavajë e cila u abuzua seksualisht nga 6 moshatarë të saj, solli edhe njëreagim të fortë nga apozita duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Elisa Spiropalit dhe heqjen e videos nga rrejeti i tij social presonal "Facebook". 

Por një ditë pas publikimit të videos reagoi vetë ministrja për Marëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali e cila me anë të një videomesazhi tregon gjithë itinerarin, duke nisur nga  telefonata me gjyshin më pas ftesa në shtëpi dhe më pas vendimi i prindërve të vajzës për të dalë me fytyrën e tyre në ERTV e kryeministrit..

U mundova gjate a ta tregoja takimin me ta, edhe pse gjyshi mu lut me lote ne sy”, thote mes te tjerash ajo, duke rrefyer gjthe sa ndodhi e qe nuk u pa ne ate video, perfshire edhe telefonaten e fundit me gjyshin, pas publikimit te videos.

"Mos u mërzit për çfarë do të dëgjosh. Neve nuk ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi, pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur çkanë dashur për ne. Ne sot folëm në emrin tonë. Nuk kemi frikë nga fytyra jonë, dhe jemi krenarë për vajzën tonë ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë", thotë ministrja.

Spiropali thotë se është hedhur baltë mbi të, nga monstra ne politike e ne mediapor se pas telefonatës është ndjerë e qetë sepse ka bërë gjënë e duhur.

"Ajo familje e tronditur ne themelet e shpirtit, fliste me respekt per mesuesen, drejtoren e shkolles, policine e shtetit, agjencive e mbrojtjes se femijeve, psikologen vecanerisht dhe lutej per t’u lene e qete nga pikerisht ata qe te vrasin naten e te qajne diten! Ndersa monstra e te tijte apo te ngjashmit me te, ne politike e ne media u rileshuan mbi gjysh e babe, medemek ne emer te ligjit qe sipas tyre u mohon te drejten te kene nje fytyre per te thene para gjithe dynjase te vertetat e shpirtit! Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku qe s’mund te mos e ndaja sot me te gjithe", deklaroi Spiropali. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy