Përjashtimi i Berishës, Fevziu: Vendim i papritur i Bashës, fjala i takonte grupit parlamentar

Përjashtimi i Berishës, Fevziu: Vendim i papritur i Bashës, fjala i takonte grupit parlamentar

Gazetari Blendi Fevziu nga studio e "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës, të cilin e ka cilësuar si të papritur.

Më tej ai sqaroi se pavarësisht se Basha ndodhej në një pozicion të vështirë, një vendim i drejtë që ai duhej të merrte ishte të thërriste kryesinë, apo këshillin kombëtar dhe të hidhte në votim ku përfundimi mund të ishte edhe Berisha ose Basha.

Nuk e prisja sikurse ju dhe unë jam njeri që shkëmbej informacione dhe të gjitha ato që kisha unë ishin që nuk do ndodhte si akt edhe pse isha në dijeni të presionit që ai të merrte këtë vendim. Ishte vendim që e mori Basha pa e ditur as bashkëpunëtorët e tij, ishte i papritur. Të gjithë, grupi parlamentar e kanë marrë vesh vendimin kur ai u bë publik. Në analizën si gazetar, mendoj se Basha ndodhej në një pozicion të vështirë kur Berisha u shpall non grata. Kërkesa amerikane për ta nxjerr nga parlamenti erdhi në fillim të gushtit. Kishte një muaj kohë. Basha kishte detyrimin, të thërriste kryesinë, apo këshillin kombëtar të ftonte Berishën dhe ti thoshte unë mendoj se e ardhmja e PD kërkon një sakrificë që nuk është e vogël që të hedh në votë nëse ju do jeni apo jo në grupin parlamentar dhe nëse vendoset që ju do jeni, largohem unë si kryetar i PD. Vendimi i takonte grupit parlamentar dhe Berisha të jepte argumentet e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy