
Gjumi, së bashku me ushqimin, ujin dhe frymëmarrjen, është një shtyllë bazë biologjike e ekzistencës njerëzore dhe privimi afatgjatë është një faktor rreziku kryesor për një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe demencën.
Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm rrit oreksin duke rezultuar në shtim në peshë.
Gjatë 50 viteve të fundit, kohëzgjatja mesatare e gjumit në botën perëndimore është ulur me rreth dy orë, dhe një përqindje e madhe e njerëzve tani flenë më pak se shtatë orë, gjë që konsiderohet minimumi për të shmangur problemet shëndetësore nga mungesa e gjumit.
Nëse kombinoni të gjitha këto pasoja shëndetësore, është e lehtë të kuptoni pse gjumi i pakët çon në një jetë të shkurtër. Ideja që ne mund të shkurtojmë kohën e gjumit për t’iu kushtuar aktiviteteve të tjera, qoftë në punë apo në kohën e lirë, është një ide shumë e rrezikshme. Mirëqenia jonë dhe shumë aspekte të jetës sonë shoqërore ndikohen nga mungesa e gjumit të duhur.
Gjumi i mirë është gjithashtu i nevojshëm për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Informacioni i nevojshëm për sekuencën e reaksioneve imune transferohet në trup gjatë gjumit.
Jo vetëm mbrëmja, por edhe dremitja e pasdites i kontribuon shëndetit dhe nuk duhet fajësuar. Studimi i fundit i prezantuar në SHBA nga një ekip kërkimor grek i udhëhequr nga kardiologu, Dr. Manolis Kallistratos, nga Asklepiios Voulas, zbuloi se dremitja me një kohëzgjatje mesatare prej gati 50 minutash, kontribuon në uljen e presionit të gjakut të një personi dhe shmangien e hipertensionit.
Studiuesit vlerësojnë se zakoni i dremitjes së mesditës në Greqi, i kombinuar me dietën e shëndetshme mesdhetare, kontribuon në një “profil” më të shëndetshëm kardiovaskular të popullsisë.



