Samiti, Michel: E ardhmja më e sigurt me Ballkanin në BE, paketë financiare për t’ju mbështetur

Samiti, Michel: E ardhmja më e sigurt me Ballkanin në BE, paketë financiare për t’ju mbështetur

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në konferencën për mediat pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, deklaroi se progrese konkrete janë realizuar për të përballuar pasojat negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai tha se për herë të parë BE dhe liderët e Ballkanit janë në të njëjtën tryezë pas takimit në Slloveni dhe Bruksel.

Kjo mbledhje përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Besoj thellësisht se e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurtë dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ka pritshmëri që reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit të avancojë. Bashkimi Europian duhet të forcojë kapacitetin e tij për të përforcuar tregun e përbashkët.

Marrëveshja Roaming që u nënshkrua sot është një hap përpara. Kjo do të bëjë të mundur që në vitin 2027 të heqim shpenzimet për Roaming.

Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, me pasojë në fushën e energjisë, apo sigurinë në ushqim.

Ndaj është e nevojshme të kemi një paketë financiare, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, për të luftuar këto pasoja.

Lidhur me situatën e emigracionit, e cilësoi si temë sfiduese, teksa po përballemi me rritje shifrash, ndaj shtoi se bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor është thelbësor.

Ai foli për progres duke harmonizuar politikën e vizave, ndonëse duhen marrë vendime shtesë për të menaxhuar së bashku këtë situatë.

Falënderoj Edi Ramën dhe gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor se pati shumë respekt dhe shumë besim. Jemi të kthjellët për momentin ku jetojmë, pasi po përballemi me kriza të shumta.

Çështja është të dimë se në cilën shoqëri do jetojmë nesër. A duam lirinë apo një model tjetër? Të gjithë duhet të shohim në një drejtim, që të ndërtojmë një Bashkim Europian të qëndrueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy