Gorishova, fshati që po lëngon/ Banorët: Na kanë lënë si në Somali! Mungesa e rrugës, frenon prodhimin (VIDEO)

Gorishova, fshati që po lëngon/ Banorët: Na kanë lënë si në Somali! Mungesa e rrugës, frenon prodhimin (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj kishte sot në fokus fshatin Gorishovë, të njësisë administrative Cakran. Ky fshat ka mbi 2 mijë banorë, të cilat janë të detyruar të ecin në rrugë me gropa dhe baltë. Bëhet fjalë për një segment vetëm 2 kilometra, që nuk janë bërë në 35 vite.

Një nga banorët shprehet: “Këtij shteti deri më sot ia kam dorëzuar taksat, një për një, dhe në këtë fshat për 35 vjet demokraci, kësaj rruge s’i është hedhur asnjë karro zhavorr. Për asfalt s’bëhet fjalë fare, na kanë lënë si Somali. Është matur dhe është 2 kilometra rrugë. Ky fshat është i palidhur me autostradën. U kemi thënë deputetëve, por s’na ka parë njeri! Na kanë premtuar do ta bëjmë. Vijnë fëmijët emigrantë këtu dhe rrezikojnë shumë, sepse u mbeten makinat rrugëve”.

Një tjetër banor thotë: “Ne kemi halle probleme nga më të ndryshmet. Të marr një makinë në lagje, duhet të vijë vërdallë që të vete në Mallakastrën e Sipërme, për 2 kilometra rrugë. Për fshatin Gorishiovë kjo rrugë është kryesore. Para një viti ka ardhur Taulant Balla në Gorishovë. Unë jam ndodhur atje dhe kam bërë debat për këtë rrugë. Do ta bëjmë më tha mua. Ishte edhe Armando Subashi. Më mori përkrahu edhe më nxori nga kallaballëku që mos flisja. Lëre xhaxhi tha se do rregullohen të tëra. Nuk kam parë më njeri prej një viti të vijë në Gorishovë. Kanë sjellë tri drita në këtë lagje. Në shtëpitë e tyre ku punon administrata e komunës, janë në çdo portë!

Një tjetër banor thotë që: “Kjo ka qenë rrugë nacionale. Kurrë nuk është shtruar që nga kalldrëmi i Zogut. Qeveria të ketë veshë, të ketë sy! Ajo rrugë frenon të gjithë prodhimin. Prodhimi ngelet atje, ose do merret me kosto të lartë. Për 2 kilometra do 10 mijë lekë!”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy