
Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, e quan ditë kthese të madhe për opozitën në Shqipëri protestën që po mbahet sot para selisë blu. Në një lidhje telefonike me MCN LIVE, Starova tha se dita e sotme shënon rilindjen e opozitës.
Sot ndërtesa e lirisë po rihapet. Opozita po rilind. Opozita e shitur dhe korruptuar po hidhet mënjanë. Ky është një sinjal shumë i mirë, për të kuptuar të gjithë se Shqipëria nuk mund të jetë peng i narkotrafiqeve.
Berisha ka mbështetje aq të madhe sa për të qenë aktor i fuqishëm politik. Pas kësaj dite do të shikoni zhvillime të tjera. Berisha vazhdon të tërheqë vëmendjen që ky është një revolucion paqësor. Ato që duan t’i quajnë akte dhune nuk janë të tilla. Politika po tregon që opozitarizimi po kthehet në piedestalin e tij. Ajo që dallon është blerja e opozitës dhe krerëve të saj të deritanishëm.



