I riu vret dy motrat pas “marrëveshjes me djallin” për të fituar lotarinë

I riu vret dy motrat pas “marrëveshjes me djallin” për të fituar lotarinë

Një burrë i akuzuar për vrasjen e dy grave kishte bërë marrëveshje me “djallin” për vrasjen e tyre dhe në këmbim të fitonte lotarinë, u dëgjua të thuhej në gjykatë.

Danyal Hussein, 19-vjeç, kishte shkruar një pakt për të vrarë gra të rastësishme dhe më pas të mos identifikohej dhe arrestohej.

19-vjeçari akuzohet se ka goditur me thikë dy motrat në një park të Lodrës rreth një vit më parë.

“Menjëherë pasi kreu vrasjet, ai bleu disa bileta lotarie, tre prej të cilave u gjetën të futura brenda marrëveshjes që ai kishte shkruar me dorë me një demon.

Trupat e grave u gjetën të fshehura në një gardh të nesërmen. ”, tha juria në Old Bailey.

“Kur u kontrollua shtëpia e të akuzuarit, policia gjeti letrën e shkruar me dorë që pretendohej të ishte një marrëveshje mes tij dhe një demoni, në të cilin ai premtonte se do të sakrifikonte gra në mënyrë që të fitonte lotarinë dhe të mos dyshohej për krimin.”, u shpreh juria.

“Duket se i pandehuri kishte besim se plani i tij do të funksiononte, pasi pasi vrau gratë, ai kishte shkuar të blinte bileta lotarie.”, përfundoi juria.

Ndërkohë Hussein i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe posedimin e një thike.

Gjyqi ndaj tij pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.

Burimi: The Independent Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy