
Politologu Ilir Kalemaj analizoi në MCN Live VKM-në për ndërtimet pa leje, duke e konsideruar si një rast tipik të kapjes së shtetit.
Ndërsa MCN solli në vëmendje ndërtimet pa leje të biznesmenit Pëllumb Salillari te zona e liqenit, Kalemaj theksoi se po bëhet një korracë ligjore që penalizon qytetarin e thjeshtë dhe favorizon oligarkun.
Ky është rasti tipik i kapjes së shtetit. Edhe z.Bardhi kishte bërë një editorial dhe prononcim të ngjashëm në Parlament. Fakti që ndryshon VKM-në për të lejuar legalizimin e ndërtimeve, ku janë ndërtuar pallate komplet pa leje...Kjo bëhet për t’i shfajësuar penalisht këta persona, ndërkohë që mbi 3 mijë janë burgosur në Shqipëri për një kotec, mur, apo avlli. Është një amnisti që u jepet ndërtuesve në kurriz të taksapaguesve. Kemi të bëjmë me element abuzimi, shpërdorim detyre, korrupsion, kapje shteti.
Kur bëhen në korracë ligjore që penalizojnë qytetarin e thjeshtë dhe favorizojnë oligarkun lënë vend për kritikë. Por puna është kush do ta bëjë kritikën?! Opozita duket më e kënaqur të hajë kokat e veta. Së bashku me rritjen e autoritarizmit të pushtetit bëjnë të mundur të shpërdorohet paraja publike, prona publike, në kurriz të qytetarit.
Ndër të tjera politologu e konsideroi si kritike që 1/3 e qytetarëve shqiptarë punojnë në administratën shtetërore, duke tejkaluar shifrat e vendeve si Norvegjia apo Franca.
Shpresoj që në të ardhmen të kemi një rezonancë më të fortë të opozitës. I referohem këtu edhe shoqërisë civile, medias, që t’i japin një kredo më tepër këtij shqetësimi qytetar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë pafund tendera që favorizojnë kompani të caktuara që të ndërtojnë me para publike, nga instalacioni te Kryeministria, ndërkohë që ne po na thuhet të lahemi më pak herë në javë, të mos ngremë kondicionerit mbi 21 gradë. Qeveria po përpiqet të nxjerrë dhjam nga pleshti. Problemi është ku po shkojnë paratë e shtetit?! Pamë që kemi paketën mbështetëse më të vogël në Ballkan për të gjitha kategoritë dhe shtresat në nevojë. 1/3 e shqiptarëve punojnë në administratë publike që është një shifër kritike. Si mundet Shqipëria t’ia kalojë edhe Norvegjisë edhe Francës?! Kjo faturë paguhet nga biznesi i vogël, shqiptarët që punojnë në privat, paguhet nga shtresa e mesme”.
Lidhur me protestën e Ilir Metës në Sharrë, Kalemaj tha se Berisha u mundua t’i jepte kreut të Partisë së Lirisë një leksion.
Tregoi disa elementë jo në të mirë të opozitës. Berisha u mundua t’i jepte një ‘leksion’ Metës, që populli i 2 marsit s’është i LSI-së, por PD-së. Është një leksion që i madhi ia dha të voglit. Pamë që z.Meta shmangu një demonstrim të ngjashëm në sheshin ‘Skënderbej’, para Kryeministrisë apo para bashkisë sepse i druhej pjesëmarrjes. U la aty për t’u gjetur alibia nëse s’do kishte shumë njerëz. Ishte më shumë një protestë simbolike. Nuk ka asgjë të keqe protesta në vetvete”.



