Analistja Anduena Llabani në MCN Live ka komentuar lidhur me ashpërsimin e dënimeve për abuzuesit me fëmijët për të cilën u shpreh se pavarësisht se krimet e kësaj natyre kanë qenë të shumta nga viti 2013 nuk kemi pasur asnjë ndryshim të kodit penal.
Ajo tha se bëhet fjalë për 900 nene të ndryshuara dhe se janë 52 direktiva nga BE në këtë draft të ri. Sipas saj kodi i ri penal duhet të jetë të paktën për 30 vitet e ardhshme.
Në fakt nëse do kthehemi pas kemi ndryshime të kodit penal në 2013 për herë të fundit pra nuk kemi pasur më ndryshime dhe pse krimet të kësaj natyre ka pasur me shumicë dhe jo vetëm, por ne ngelemi pas që në 2013. Ka një draft të ri ne ju drejtuam ministrisë së drejtësisë nëse kishte diçka konkrete, nismë e vonuar për mua dhe nga shoqëria civile, por ministria e drejtësisë nuk ka asgjë konkrete për këtë.
Ministria e drejtësisë që prej 3 vitesh ka ngritur një grup që janë duke punuar për ndryshime në kodin penal por s’ka shpejtësi dhe presion për ti nxjerr këto ndryshime pasi u është lënë kohë, do ketë një diskurs politik përpara se drafti të kaloj për miratim në kuvend, por sipas informacioneve bëhet fjalë për 900 nene të ndryshuara. Këto gjëra që po flasim sot janë përshkruar në këto ndryshime, ku janë poligamia, krimet me minorenët dhe neni 100 ku bëhet fjalë për abuzime me minorenët, por kjo është parashikuar në këtë draft dhe është duke punuar.
Akoma po punohet me 900 nene dhe do ta bëjnë kodin penal më gjithëpërfshirës ku futen këto ndryshime. Janë 52 direktiva nga BE në këtë draft të ri. E ka ministri tani dhe pritet të hidhet për diskurs dhe pastaj pritet të kalojë për votim në kuvend. Që një kod penal të jetë efikas do duhet të jetë për 30 vitet e ardhshme minimalisht.
Ne kemi mundur të marrim një pjesë nga ky draft që është dorëzuar në ministrinë e drejtësisë dhe në pjesën ku flitet për bigaminë, unë shikoj që te pika 5 ka një rritje 6-fsih të dënimeve. Ne vërtet e kemi pasur të ndaluar bigaminë, por se kemi pasur të dënuar me ligj, por me gjobë. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë vijon me burg. Dënimi për abuzimet me të miturit flitet deri në 20 vite burgim.



