Rekord i ri në Angli, 872 emigrantë mbërrijnë në vend brenda ditës

Rekord i ri në Angli, 872 emigrantë mbërrijnë në vend brenda ditës

Dyndjet e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë shënuar një rekord të ri.

Këtë fillim shtatori, vetëm brenda një dite në territorin britanik kanë mbërritur mbi 872 emigrantë.

Ata kishin zgjedhur rrugën më të zakontë për të hyrë në vend, atë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit të La Mansh me varka të vogla.

54 nga këta emigrantë, u shpëtuan nga autoritetet franceze pasi rrezikuan mbytjen teksa tentonin të kalonin kufirin.

Kjo shifër e çon në 21 000 numrin total të atyre që kanë mbërritur në Britani si emigrantë të jashtëligjshëm që nga fillimi i vitit 2023, nga të cilët 5 300 janë shënuar vetëm në muajin gusht.

Gjithsesi kjo shifër flet për një rënie të lehtë të dyndjes së emigrantëve krahasuar me vitin e  kaluar, kur u shënuan gjithsej 45,000 emigrantë me synim hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Tema e emigrantëve është e ndjeshme për qeverinë konservatore të kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili ka shpallur si një nga prioritet e tij luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe planifikon të dëbojë emigrantët në vendet e tyre të origjinës ose territore të tjera si Ruanda, por ky propozim është aktualisht i bllokuar nga gjykatat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy