Ukraina, Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20

Ukraina, Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan foli të martën për përjashtimin e mundshëm të Presidentit rus Vladimir Putin nga G20.

Mirëpo Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga samiti i ardhshëm i G20, diçka që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Rusia është një anëtare e rëndësishme(e G20, asnjë anëtar nuk ka të drejtë të përjashtojë një vend tjetër.

Kështu tha për mediat, Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kina deri më tani ka shmangur dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, duke mos vendosur as sanksione.

Ndërkohë Perëndimi po përgatitet të miratojë sanksione të reja kundër Moskës në samitet e NATO-s, BE-së dhe G7 që do të mbahen të enjten, në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy