Rama: Shqipëria në solidaritet me Emiratet e Bashkuara Arabe

Rama: Shqipëria në solidaritet me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Në një postim në X, kreu i qeverisë shqiptare i cilëson ato si një kërcënim serioz jo vetëm për një shtet sovran, por për stabilitetin dhe paqen në të gjithë Lindjen e Mesme.

Kryeministri thotë se “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Siguria në Gjirin Persik nuk është një çështje lokale; ajo është një domosdoshmëri globale. 

Çdo përpjekje për ta destabilizuar atë kërcënon jo vetëm rrugët energjetike, korridoret tregtare dhe arkitekturën e brishtë të paqes rajonale, por edhe ekuilibrin më të gjerë të sigurisë ndërkombëtare.”

Ai bën thirrje për një përgjigje të qartë dhe në unitet nga komuniteti ndërkombëtar kundrejt këtij agresioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy