Kërkesat e KLGJ/ Karanxha: Problemi jo media, por gjyqësori që ka dalë jashtë loje. Policia të merret me sigurinë e gjykatave

Kërkesat e KLGJ/ Karanxha: Problemi jo media, por gjyqësori që ka dalë jashtë loje. Policia të merret me sigurinë e gjykatave

Ish-prokurori Ervin Karanxha duke folur në Mcn Live theksoi se Policia e Shtetit duhet të merret me sigurinë e jashtme dhe kontrollin e gjykatës, prandaj duhet ndryshuar kuadri ligjor. Sa i takon kërkesave të KLGJ, Karanxha vuri në dukje se nuk është media problemi i sistemit të kalbur të drejtësisë, ku gjyqet zvarriten me vite. 

 

Media në thelb është transmetues. Mendoj që në rast se ka shkelje, se mund të ketë shkelje, mund të ndërhyhet për rastin, ose dilte me deklarata për shtyp. Problemi i sistemit të drejtësisë s’është media dhe linçimet e gjyqtarëve. 

Gjyqet po zgjasin me vite, s’mbarojnë gjyqet, është kalbur sistemi i drejtësisë. Padia edhe fizikisht kalbet. KLGJ duhet të kapë thelbin e problemit, pse sot s’bëhen gjyqe, pse sistemi gjyqësor ka dalë jashtë loje. Astrit Kalaja ishte viktimë e politikës 35 vjet në lidhje me pronën. 

Sa i përket mbrojtjes, jam dakord, duhet të ndryshojë kuadri ligjor. Termi punonjës sigurie duhet të zëvendësohet me punonjës policie. Gjykatat duhet të kenë mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit duhet të bëjë sigurinë e jashtme dhe kontrollin, sigurinë e brendshme e bën punonjësi i gjykatës.

Janë 50 mijë dosje, janë gjyqtarë mangut. Duhet t’u sigurohen kushte godinave të reja, ku është Pallati i Drejtësisë. Çdo gjë është nis për Pol Drejtësie dhe ka përfunduar në godinë private”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy