Tahiri: Dallimi ynë me qeveritë e shkuara është i qartë, ata e lanë vendin të mbytej në kanabis

Tahiri: Dallimi ynë me qeveritë e shkuara është i qartë, ata e lanë vendin të mbytej në kanabis

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh i vendosur në gatishmërinë për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në vend. Në përfundim të takimit me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Borchardt, Tahiri tha qeveria aktuale ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër deri tani në luftën kundër kanabisit.

“Dua t’ju siguroj ju dhe publikun se beteja jonë me kanabisin është e vazhdueshme, nuk ka mbaruar dhe do të vazhdojmë me më shumë forcë dhe intensitet të bëjmë atë që askush nuk ka bërë më parë. Asnjë qeveri e të kaluarës nuk e ka bërë këtë, duke e lënë Shqipërinë të mbytur në kanabis dhe sot çirren duke sulmuar punën e policisë. Qeveria e kaluar që sot është në bunker as nuk fliste as nuk punonte për luftën kundër kanabisit. Përkundrazi, strukturat shtetërore i linin plantacionet të rriteshin. Historia jonë dallon qartë. Lufta kundër kanabisit ka nisur në vitin 2013”, tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy