Tjetër skandal për Facebook/ Kompania me lidhje me Kremlinin mblodhi të dhënat e përdoruesve

Tjetër skandal për Facebook/ Kompania me lidhje me Kremlinin mblodhi të dhënat e përdoruesve

Një kompani ruse e internetit me lidhje me Kremlinin është një prej firmave, të cilave “Facebook” u lejoi të mblidhnin të dhënat e përdoruesve, pa dijeninë e këtyre të fundit, edhe pas ndryshimit që duhej të ndalonte mbledhjen e të dhënave. Sipas CNN, i cili citon burime nga “Facebook”-u, aplikacione të krijuara nga konglomerati rus i teknologjisë, Mail.Ru Group, po mbahen nën vëzhgim si pjesë e një hetimi të gjerë pas skandalit të “Cambrige Analytica”.

Mail.Ru ka zhvilluar me qindra aplikacione Facebook-u, por vetëm dy prej tyre u është zgjatur afati me dy javë, kohë që u ka lejuar atyre të mbledhin të dhëna edhe përtej kësaj periudhe.

Senatori demokrat Mark Warner, në Komisionin e Inteligjencës të Senatit, tha në një deklaratë për CNN se marrëdhënia e Facebook me Mail.Ru meriton shqyrtim të hollësishëm.

"Në 6 muajt e fundit kemi mësuar se Facebook kishte pak kontrolle për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga palët e treta. Tani marrim vesh se kompania më e madhe e teknologjisë në Rusi, drejtuesit e të cilës mbajnë lidhje të ngushta me Vladimir Putinin, kishte potencialisht qindra aplikacione të integruara në Facebook, nëpërmjet të cilave ka mbledhur të dhënat e përdoruesve. Nëse kjo është e saktë, ne duhet të përcaktojmë se çfarë informacioni i përdoruesve është ndarë me Mail.Ru dhe për çfarë është përdorur ky informacion”, tha Warner.   

Para vitit 2015, në disa raste, kur përdoruesit e “Facebook”-ut ndërvepronin me aplikacionet e krijuara nga palë të treta, këto të fundit merrnin të dhënat e tyre, por edhe të miqve, përfshirë emrin, gjininë, datëlindjen, vendndodhjen, fotot dhe gjithë çfarë ata pëlqenin në rrjet.

Më pas, Facebook njoftoi ndryshimin e politikave, çka parashikonte kufizimin e aksesit për krijuesit e aplikacioneve në të dhënat e përdoruesve.

Por zgjatja e afatit për dy aplikacionet në fjalë u ka bërë të mundur atyre të mbledhin të dhëna edhe pas rregullore së re të rrjetit social. Mail.Ru është një nga pesë kompanitë më të mëdha të internetit në botë dhe njihet për lidhjet me Kremlinin.

Investitori rus, Yuri Milner, ka qenë drejtues i kësaj kompanie deri në vitin 2012. Milner i ka thënë revistës “Forbes” se ka qenë anëtar i komisionit të inovacionit të presidentit rus, Dmitry Medvedev, nga viti 2009 deri në 2011-n.

Sipas një shkrimi të botuar një vit më parë në “Neë York Times”, Milner ka investuar në Facebook dhe Tëitter me qindra miliona dollarë nga institucionet shtetërore ruse, të cilat kanë kaluar nëpërmjet llogarive offshore, ndonëse kompanitë e Milner i kanë shitur ato prona që prej asaj kohe.

Në lidhje me këtë, Milner është shprehur se paratë e qeverisë ruse nuk ndryshojnë nga investimet e tjera ndërkombëtare dhe se ai fokusohet në biznes e filantropi dhe jo në politikë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy