
Sulmi me bombë në një xhami në qytetin afgan të Kunduz ka çuar numrin e viktimave në të paktën 50 persona.
Ngjarja ndodhi brenda xhamisë Said Abad, ndërkohë që më shumë se 100 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit
Asnjë grup nuk ka thënë se ishte pas sulmit, por ekstremistët sunitë myslimanë, përfshirë një grup lokal të Shtetit Islamik, kanë vënë në shënjestër komunitetin Shia.
Ata i konsiderojnë myslimanët shia si heretikë.
IS-K, filiali rajonal afgan i grupit të Shtetit Islamik që kundërshton dhunshëm talebanët, ka kryer disa bombardime kohët e fundit, kryesisht në lindje të vendit.
Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 300 persona kanë qenë në xhami kur ndodhi sulmi.



