Turqia zgjedh vaksinën kineze, 10 milionë doza drejt Turqisë

Turqia zgjedh vaksinën kineze, 10 milionë doza drejt Turqisë

Turqia do të blejë gati 10 milionë vaksina anti-Covid nga prodhuesit kinezë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë në Truqi Fahrettin Koca.

Sipas mediave vendase vaksina do të injektohet fillimisht tek personeli mjekësor dhe më pas do të vazhdohet me personat të cilët kanë sëmundje kronike.

Ministri turk Koca ka deklaruar gjithashtu se vaksina do të jepet falas për të gjitha kategoritë.

Parashikohet se totali i dozave që mund të merren nga Kina mund të arrijë deri në 50 milionë.

Por sipas ministrit Koca, autoritetet turke po punojnë për të marrë edhe vaksinat e tjera kandidate, të tipit Pfizet nga BioNtech.

Turqia ka nisur injektimet e para tek gati 20.000 mijë qytetarë të cilët dolën vullnetarë dhe donin të merrnin pjesë në këto testime.

Koca në fillim të këtij muaji zbuloi se Ankara ishte gjithashtu në bisedime për të blerë doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech.

Nëse vaksina Pfizer dhe BioNTech merr licencën e saj, Turqia mund të marrë një milion doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të vitit.

 

“Ne jemi në bisedime që gradualisht të shkojmë deri në 25 milion brenda një viti duke filluar nga janari”- tha Koca asokohe.

 


 
“Ne jemi në bisedime që gradualisht të shkojmë deri në 25 milion brenda një viti duke filluar nga janari”- tha Koca asokohe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy