
Një pushues nga Kosova ka ndërruar jetë në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se 35-vjeçari është ndjerë keq sapo ka hyrë në det. Pushuesi është marrë nga ambulanca për ta dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës por ka humbur jetën gjatë rrugës.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet ti nënshtrohet mjekësisë ligjore e cili do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.



