Avioni përplaset me çatinë e një ndërtese, dy të vdekur dhe 18 të plagosur në Kaliforni

Avioni përplaset me çatinë e një ndërtese, dy të vdekur dhe 18 të plagosur në Kaliforni

Dy të vdekur dhe 18 të plagosur, është bilanci i viktimave pasi një avion i vogël u rrëzua të enjten në çatinë e një ndërtese të madhe prodhimi mobiljesh në Kaliforninë Jugore, SHBA, ku punonin të paktën 200 persona.

Avioni u rrëzua më pak se dy minuta pas ngritjes nga aeroporti komunal Fullerton në Orange County, i cili ndodhet 10 kilometra nga Disneyland, sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve FlightAëare.

Drupal Ad

Pamjet nga kamerat e sigurisë në një biznes përballë rrugës treguan se avioni u anua në njërën anë ndërsa goditi ndërtesën, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një kolonë tymi të zi.  

Rreth 100 persona u evakuuan përfundimisht nga fabrika e mobiljeve Michael Nicholas Designs, sipas gazetës Orange County Register.

Ky është avioni i dytë që rrëzohet në zonë në dy muajt e fundit. Më 25 nëntor, një avion tjetër u përplas me një pemë afërsisht një bllok larg nga përplasja e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy