Ibrahimi: Duhet të zbusim pasojat e Vettingut. Llagami: Më shumë bashkëpunim

Ibrahimi: Duhet të zbusim pasojat e Vettingut. Llagami: Më shumë bashkëpunim

Anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë. Ky është takimi i parë i përbashkët i dy këshillave.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi është shprehur se është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis 2 institucioneve për menaxhimin sa me optimal të sistemit gjyqësor.

Është i nevojshëm një rakordim midis nesh për menaxhimin sa me optimal teësistemit gjyqësor. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarë dhe çështjet që kemi zgjedhur për t'i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike. Shqetësimet tona jam i bindur që përkojnë plotësisht me ato të shoqërisë. Vettingu është një politikë publike, që gëzon një legjitimitet të plotë, por pasojat e tij janë ato që janë.

Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të marrë drejtësisë në dyert e institucioneve të drejtësisë. Detyra jonë është të gjejmë mjetet dhe mënyrat për të adresuar këtë problem, për të zbutur pasojat e Vettingut. KLGJ filloi të diskutonte njërën nga këto instrumente dje me hartën e re gjyqësore, ne kemi më shumë se kaq si instrumente në dorë, ndaj jemi mbledhur sot. Çështja e parë që do diskutojmë është pikërisht problematikat e shkaktuara në sistemin e drejtësisë si rezultat i zbatimit të Vettngut. Sfidat janë evidente. Ajo çka ne do të diskutojmë me përparësi sot janë mjetet, metodat, që kanë në dispozicion dy këshillat për ta zbutur këtë problematikë.

Nga ana tjetër kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut. Llagami ka theksuar se më problematiket deri më tani në sistemin e drejtësisë janë  gjykatat e Apelit.

Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standardeve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve. Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin.

Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy