
Gjigandi kinez ByteDance që zotëron platformën me video TikTok, ka tejkaluar 100 miliardë dollarë. Kjo shifër është raportuar nga Bloomberg, e cila llogarit vlerën e kompanisë në bazë të disa transaksioneve të fundit midis individëve privatë, pasi vetë kompania nuk është e listuar.
Në disa prej këtyre lëvizjeve të kapitalit neto, vlerësimi i ByteDance ka shkuar në 140 miliardë dollarë.
Vlera e grupit kinez është rritur me 33% në krahasim me atë që i atribuohej rreth dy vjet më parë, gjatë një ngjarje të madhe për mbledhjen e fondeve, dhe pasqyron pritjet që pronari i TikTok, i cili është bërë një fenomen i vërtetë në SHBA, do të vazhdojë për të tërhequr reklamues edhe pas epidemisë së koronavirusit.
ByteDance është në gjendje të tërheqë rreth 1.5 miliardë përdorues aktivë falë një grupi aplikacionesh që përfshin, përveç TikTok, 'binjakun' e saj kinez, Douyin, shërbimin e informacionit Toutiao dhe Indian Helo, si dhe platforma të tjera.



