
Është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për të dhënë informacionet e fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19 në vend.
Sipas të dhënave, numri i të shtruarve në spital gjatë këtyre dy javëve, prandaj Komiteti ka vendosur që të heq masën e ndalimit të grumbullimeve.
Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30 të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitet.
Ata që hyjnë në Shqipëri duhet të dorëzojë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit ët infeksionit. Qytetarët rezidentë që nuk kanë dokumente, duhet të vetizolohen. Në aeroporte do të lejohen vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që duhet ët mbajnë maskën. Që të kemi një vjeshtë të qetë, duhet ët rendim në qendrat e vaksinimeve.
Nga ana tjetet drejtoresha e Spitalit Infektiv dr. Najada Çomo tha se për herë të parë numri i të shëruarve nga COVID-19 ia ka kaluar numrit të të shtruarve në spitale.
Kemi një ulje të numrit të të shtruarve dhe kemi 15-20 raste të shtruara. Numri i pacientëve është deri në 3 raste. Grupmosha më e prekur 45-60 vjeç.
Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve. Është ulur numri i personave që kanë ndërruar jetë.
Gjithashtu, ajo bëri thirrje që qytetarër të vaksionohen, “pasi është një formë për shmangur sëmundjen”.



