Një ditar i pabotuar i Jim Morrison (1943-1971), lideri karizmatik i “The Doors”, ka dalë në ankand. Ajo që është identifikuar si "Paris Journal", e shkruar në një fletore pak para vdekjes së tij, do të mund të blihet nga adhuruesit për një vlerë prej 80 000 – 100 000 dollarë, nga shtëpia e ankandeve, Julien's Auctions, në Beverly Hills.
Ky nuk është ditari i parë i Morrison që shitet për një çmim të tillë. Në vitin 2007 është shitur një tjetër për 140 000 dollarë dhe një tjetër për 200 000 dollarë në vitin 2013.
Ditari përmban mendime dhe poezi të hedhura në letër nga një prej legjendave të rrokut dhe i përket muajve të fundit të jetës së tij në Paris.
Morrison vdiq në moshën 27-vjeçare në 3 korrik 1971.
Ditari është pjesë e “127 Fascination”, një arkiv dorëshkrimesh të ruajtura nga e fejuara e Morrison, Pamela Courson.
Muajin e ardhshëm, në ankand do të dalë edhe një poezi origjinale e Morrison me vlerës 1000 -2000 dollarë, një fotografi e rrallë e tij e 1 dhjetorit 1976 për 2000-3000 dollarë, një libër me përmbledhje poezish, i publikuar nga Morrison në pranverën e 1969, një nga 100 kopjet e printuara me vlerë 5000-7000 dollarë.



