Sekuestrohet celulari i gjyqtares, pritet të ‘hedhë dritë’ mbi vrasjen

Sekuestrohet celulari i gjyqtares, pritet të ‘hedhë dritë’ mbi vrasjen

Grupi hetimor ka sekuestruar celularin e gjyqtares së Shkodrës, Fildez Hafizi, e cila u vra me një plumb në kokë nga ish-burri i saj një ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, rreth orës 14:00, kohë në të cilën edhe prania e qytetarëve në rrugë ka qenë e madhe.

Gjithçka ka ndodhur pasi gruaja 38-vjeçare ka dalë nga një sallon bukurie, ndërsa ish-burri i saj, Fadil Kasemi e priste jashtë.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala rrëfen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë, ku nëna e dy fëmijëve u vra me një plumb në kokë nga ish-burri i saj.

Referuar dëshmive të personave të pranishëm në vendngjarje, por edhe hetimeve paraprake të policisë, gazetarja Klodiana Lala thotë se sapo ka dalë nga salloni, gruaja ka parë ish-burrin e saj, dhe duke parandjerë rrezikun, ka nxituar të hipë në makinë. Por Fadil Kasemi i është afruar me shpejtësi.

Mësohet se fillimisht ai i ka folur dhe ka tentuar të hipë në makinë, por pasi nuk ka mundur, e ka qëlluar atë me një plumb në kokë, nga xhami i pasagjerit.

Pas kësaj, ai ka tentuar të largohet, por është kapur nga forcat e policisë.

Sakaq, policia ka sekuestruar celularin e 38-vjeçares me qëllim për të marrë të gjithë faktet, nëse ka patur apo jo kontakte me ish-bashkëshortin e saj, apo nëse ai e ka kërcënuar së fundmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy