
Deputeti britanik, Nigel Farage, ka sulmuar sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pasi u shfaqën pamjet e një emigranti shqiptar, duke drejtuar një Ferrari në Londër.
Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar shqiptarin Dorian Puka, për shkak se ai ishte në pritje të përgjigjes pasi ka bërë kërkesë për azil.
Duke marr shkas nga ky fakt, gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Zgjohu me MCN”, e cilëson këtë si përdorje të deputetëve britanik që i sulmojnë shqiptarët, vetëm për influenca dhe pikët e tyre politike.
Politikat këtë histori kanë. Kur të duhen disa pikë për të fituar dhe të duhet diçka, do i përdorësh si histori të tillë. Ata kanë zyrat e tyre, stafin e tyre, kur u duhet për një moment, edhe kur nuk ekzistojnë, ti e hedh serish në treg. Kjo është politika. Ti vërtet mund të acarohesh, por kjo është politika.
Ata i kanë politikat vetë i kanë bërë çorape, duke i respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Ata e kanë kaluar aktin e skllavërisë moderne.
Ai do të fitojë është e gjithë influencë politike, se ai do të fitoj në këtë mes. Por Britani e madhe nuk është Polonia, ajo nuk respekton këtë moment as të drejtën për azil, as kërkesën për azil. Mirëpo Britania e Madhe është ndryshe.



