Hoxha numëron qarqet ku bota e krimit është më aktive përgjatë fushatës zgjedhore

Hoxha numëron qarqet ku bota e krimit është më aktive përgjatë fushatës zgjedhore

Më tej, në analizën e tij në qasjen e botës së krimit në zgjedhjet vendore 2023, gazetari Artan Hoxha, në “Të Paekspozuarit” në MCN tv, numëroi qarqet ku ky aspekt është më aktiv.

Sipas tij, ata janë më preznetë në qarqet ku ka më shumë garë mes palëve politike.

Qarqet ku ata janë aktiv, është aty ku ka garë, ku rezultati është i ngushtë dhe ku ata mund të ndikojnë në rezultatin final.

Po i nis nga veriu. Në Shkodër janë shumë aktiv, janë aktiv sepse u është kërkuar që të jenë shumë aktiv, por unë mendoj se edhe e majta atje mund të kapi rezultatin më të mirin e mundshëm, por mua më duket e vështirë që ta përmbysin, pra që t’ia marrin PD, sepse në Shkodër veprohet kundër Edi Ramës. Makineria e propagandës së Edi Ramës është përpjekur që të fusin në garë Benet Becin me Bardh Spahinë, ta shmangi Rama atë, por shkodranët e dinë fare mirë se kush është objektivi.

Qarku tjetër është Lezha, që kishte peshë elektorale, ti ke nxjerr nga loja një peshë e rëndësishëm në favor të opozitës. Ai ishte një eksponent që ndikonte, mungesa e tyre ndikon. Në Lezhë, poashtu ka garë, dhe prezencë e tyre ndihet se deri kur do ët shkojnë, do ta shohim. Këto tre ditë janë në punë 24 orë, në momentin që është heshtje zgjedhore, politika hesht, punojnë ata poshtë.

Kemi qarkun e Kukësit, është një element shumë i rëndësishëm që KQZ e ka çuar në verifikim. Është një parti e re që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, është Partia për Evropianizim dhe Integrimin, ky që kandidon është Abedin Uruqi, ku ka pas fituar në komunë Kolsh dhe goditën e komunës e kishte bërë në tokën e vet. Këtë ë kanë çuar në verifikim dhe këta duan të nxjerrin nga loja dhe kam përshtypjen se do ta nxjerrin nga loja, nga gara, se dëmton Safet Gjicin.

Zbresim më poshtë, kemi qarkun e Durrësit, tani Durrësi ka brenda edhe qytetin e Krujës, më kryeqytetin evropian të tritolit, Fushë-Krujën, Nikelin, çfarë janë ato zona. Durrësi hyn te këto tre bashkitë e mëdha që është përqendruar vëmendja, prandaj Edi Rama, i ka takimet e fundit ne Durrës e në Shkodër, pra ai nuk e mbyll fushatën as në kryeqytet por aty ku ka dyshime

Vijmë në qarkun e Tiranës, ku Kavaja është pak problem. Në Elbasan ndryshe nga herët e tjera as këtë radhë as Luciano Boçi, nuk është ankuar për përfshirje të botës së krimit të nëndheshme të krimit, mazhoranca jo, i vetmi problem aty është që këto vota, që kanë qene 25 mijë vota, nga do e marrin drejtimin këtë radhë. Deri tani Elbasani duket si shumë i qetë.

Po zbres në jug, në Vlorë është pak më aktiv, është bashkia Delvinë, Saranda ku opozita do të tentojë të bëj përmbysje, pastaj Himara mos ta harroj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy