
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte me qëllim kordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë.
Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror të Kosovës raporton telegrafi.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriçit.
Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriç.
Deri tani nuk ka asnjë prononcim nga kabinetet e dy krerëve shtetëror për të dhënë më shumë informacione rreth këtij takimi.



