SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Tomorri: E gjithë skuadra e Ramës e shkatërruar! PS nuk pritet ta mbrojë ish-zv.kryeministrin (VIDEO)

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Tomorri: E gjithë skuadra e Ramës e shkatërruar! PS nuk pritet ta mbrojë ish-zv.kryeministrin (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri komentoi në MCN Live kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Tomorri vuri në dukje se e gjithë skuadra e Ramës është tanimë e shkatërruar, pasi figura qendrore të PS janë pas hekurave apo nën hetim. Ai shton se nga deklarimet e Ramës ndaj Ahmetajt, lihet të kuptohet se nuk do të ketë një mbrojtje nga mazhoranca për ish-zv.kryeministrin. “Mazhoranca socialiste i ka votat për t’i dhënë ‘OK’-in ose jo kërkesës së SPAK. Por nga ajo që kemi parë gjatë muajve të fundit, nga deklarimet publike të kryeministrit Edi Rama, duket sikur, deklarimet lënë të kuptohet që nuk do të ketë një mbrojtje nga ana e mazhorancës në këtë rast. Është një kërkesë që vjen pas disa muajsh hetime, apo diskutimesh publike. Kjo është një çështje që është trajtuar gjerësisht dhe mediatikisht që muaj më parë kur SPAK e vendosi emrin e Ahmetajt, në regjistrin e emrave nën hetim. Duhet të kemi parasysh një gjë, me arrestimet që ka ndodhur gjatë këtyre kohëve, praktikisht e gjithë skuadra e Ramës është e shkatërruar. Kemi burgosjen e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Mjedisit, kemi burgosjen e Dakos, tani po kërkohet arrestimi i Ahmetajt. Praktikisht këta kanë qenë figurat kryesore të Rilindjes. Në këtë pikëpamje ky s’është një plus, pavarësisht se Rama tenton ta paraqesë si një plus, si një drejtësi që funksionon, që nuk varet nga politika. Ne kemi parë gjatë këtyre muajve të zhvillohet një betejë publike mes Ramës dhe Ahmetajt. Rama ka thënë që nëse do isha unë prokurori, gjërat do ishin shumë më keq. Kemi pasur deklarime publike të Ahmetajt, që unë s’kam pasur fuqi të kalojë 17 vendime qeverie në një ditë për inceneratorët”, tha Tomorri. Gazetari mendon se Parlamenti do t’i realizojë procedurat deri më 20 korrik, që është seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar. “Kërkesa e SPAK duhet të shqyrtohet nga komisioni i mandateve dhe imunitetit në Kuvend, që do vendosin nëse do japin OK-in për këtë kërkesë të SPAK-ut. Nëse nuk jepet OK-i SPAK paraqitet sërish para Kuvendit për të kërkuar miratimin. SPAK kërkon që seanca të zhvillohet më dyer të mbyllura, ndoshta Prokuroria mendon që s’duhet t’i bëjë publike faktet dhe provat. Nga shkresa ne shohim që ka një relacion më provat përkatëse dhe besoj që në relacion janë indiciet apo provat që SPAK u çon deputetëve më të cilat argumenton kërkesën. Rruga e parë është që Ahmetaj mund të heqë dorë vet nga imuniteti dhe s’ka nevojë për mbledhje. Nëse nuk ndodh, Nikolla njofton këshillin e mandateve dhe brenda dy javëve duhet të ketë një mbledhje dhe këshilli i mandateve duhet të shprehet me votë të hapur. Kuvendi ka seancën e fundit në 20 korrik dhe brenda kësaj kohe do kemi një vendim, nëse nuk vepron vet Ahmetaj. Nëse Parlamenti s’do t’i realizojë dot procedurat deri në 20 korrik, shqyrtimi i kërkesës do shtyhet për në sesionin e ardhshëm për në shtator, por s’besoj se kjo do të ndodhë”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy