Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste që nuk arriti të fitonte një mandat deputeti nën siglën e Partisë Demokratike iu kërkon ndjesë mbështetësve të tij dhe thotë se përgjegjësia është e gjitha e tij.
Ai shton se pavarësisht kësaj do punojë që banorët e zonave rurale, fermerët të kenë mbështetje reale dhe efektive.
STATUSI I PLOTE
Të dashur miq,
Tani që rezultati i zgjedhjeve është qartësuar si për votat, ashtu dhe për mandatet, ndonëse rezultati nuk përkon me pritshmëritë që kishim si Partia Agrare Ambientaliste dhe si pjesë e Opozitës së bashkuar, dua të falenderoj të gjithë mbështetësit, përkrahësit dhe simpatizantët tanë.
Dua të përcjell gjithashtu falënderimet e mija më të përzemërta strukturave të Partisë Agrare Ambientaliste, jo vetëm për punën e kryer në këtë fushatë elektorale por edhe për angazhimin në ristrukturimin e partisë tonë.
Të drejtosh një parti do të thotë të marrësh vendime, nëse ato janë të sakta ose të gabuara përgjegjësinë e vetme e mban Krytari i saj, si i tillë marrë përsipër zgjidhjen për të kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike, e cila rezultoi e pa përshtatshme.
Edhe pse shumëcka nuk shkoi sipas pritshmërive tona, unë shpresoj dhe dëshiroj fort që kauzat për të cilat luftuam këtë vit e gjysëm të mos shkojnë në harresën e zakontë në Parlamentin e ardhshëm. Zonat rurale, banorët e tyre, fermerët kanë nevojë për një mbështetje reale dhe efektive, zëri im dhe i Partisë Agrare Ambientaliste do të jenë gjithmonë në mbështetje të kësaj shtrese të vyer të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
Të dashur miq, ndonëse ky është një moment i vështirë, ju premtoi se Partia Agrare Ambientaliste do të mbetet familja jonë politike, shumë shpejt do të jemi përsëri bashkë për të cuar përpara ato cështje që na mblodhën nën këtë sigël qysh prej ditës së parë.
Agroni



