Estoni, 26 punonjës të Danske Bank nën hetim për pastrim parash (VDIEO)

Estoni, 26 punonjës të Danske Bank nën hetim për pastrim parash (VDIEO)

Bill Browder, i cili përfaqëson të drejtat e avokatit Sergei Magnitski, të vrarë në Rusi, ka denoncuar në prokurorinë e Estonisë, 26 zyrtarë të degës së Estonisë të Bankës Danske, e cila dyshohet se ka kryer pastrimin e 7.1 miliardë eurove.

"Sipas informacioneve, nën hetim është një grup prej të paktën 26 anëtarësh të stafit estonez të Bankës Danske të kryesuar nga Aivar Rehe, të cilët ishin të motivuar nga përfitimi personal. Dyshohet se ata kanë krijuar mundësi  për larjen e parave në shkallë të gjerë dhe duke fshehur aktivitetin criminal, të cilat mendohet se kanë përfshirë të paktën 190 llogari bankare. Madje dyshimet janë se shifra e parave të pastruara nga kjo degë mund të kapërcejë 9 miliardë dollar.  do anëtar i grupit, i përshkruar si një shoqatë kriminale, ka kryer një rol të përcaktuar qartë nga miratimi i skemës deri në hapjen e llogarive për korporatat fantazëm dhe miratimin e transaksioneve.

"Anëtarët ose ishin të vetëdijshëm për origjinën kriminale të parave ose kishin informacion të mjaftueshëm për ta dyshuar, por ata nuk e pranonin informacionin dhe as nuk e transmetonin atë," thuhet në denoncimin e dorëzuar në prokurori, shkresë që u paraqit në përgjigje të një vendimi paraprak për të mbyllur hetimet ndaj pastrimit të parave. Dyshimet e para u ngritën disa muaj më parë, teksa bëhej fjalë për gjysmën e shumës aktuale. Por e njëjta degë e bankës është nën hetim nga autoritetet në Paris, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet se ka kryer pastrim parash përmes transanksioneve të dyshimta përgjatë viteve 2008-2001.

Sipas mediave lokale, hetimi i filluar nga autoritetet franceze lidhet me rastin e avokatit rus dhe llogaritarit tatimor Sergei Magnitsky, i cili vdiq në paraburgimin e policisë në Rusi më 2009. Dyshimet mbi aktivitetin e paligjshëm në Estoni zgjeron fushën e interesit në flukset e parave të pasigurta nga Rusia dhe vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik - si Moldavia apo Azerbajxhani, në Bashkimi Evropian përmes shteteve baltike.

Letonia është shenjestruar shpesh si një parajës e pastrimit të parave. Akuzat e fundit janë ngritur nga shtetet e bashkaura të amerikës, sipas së cilave Letonia është pastruesi më i madh i parave dhe i transaksioneve nga Koreja e Veriut. Brouder, i cili është një ndër investitorët më të suksesshëm të huaj në Rusi në fillim të viteve 2000, punësoi avokatin Sergei Manjitski për të investiguar rreth skemës së lastrimit të parave, punë që e coi atë drejt vdekjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy