Pamjet që Papa do t’ia tregojë botës/ Çfarë ndodh me emigrantët që kthehen mbrapsht në Libi

Pamjet që Papa do t’ia tregojë botës/ Çfarë ndodh me emigrantët që kthehen mbrapsht në Libi

Vdekja mund të konsiderohet çlirim për emigrantët emigrantët afrikanë të burgosur në qendrat ndalimit në Libi, pasi kthen mbrapsht nga Europa. Pamje të dërguara nga ata që ia kanë dalë të ikin të gjallë nga këto qendra tregojnë makthin që përjetojnë emigrantët pasi kthehen mbrapsht.

Papa Françesku ka qenë ndër të parët që ka parë videot që kanë mbërritur nga përtej detit, në qendrat e trafikimit të qenieve njerëzore. “Kam parë një video në të cilën tregohet se çfarë u ndodh atyre që kthehen mbrapsht. Janë filmuar edhe trafikantët”, u tha Papa gazetarëve në Irlandë.   

Pamjet e shfaqura nga Bergoglio tregojnë mizorinë me të cilën trajtohen emigrantët dhe konfirmojnë se Libia nuk është aspak “porti i sigurt” për ata që i ikin urisë dhe luftës.

Pamjet që tregojnë një realitet të ngjashëm me kampet e përqendrimit nazist tregojnë atë që mund të dukej e pabesueshme në shekullin XXI. Njerëzit mbahen në këto kampe nga tregtarët modernë të skllevërve, si një trofe i brutalitetit të tyre ose si një mënyrë për të kërkuar shpërblim nga familjet e tyre. 

Në një prej videove shfaqet një i ri i zhveshur, në lot, që këkon mëshirë, çka e shton egërsinë e atyre që e mbajnë të burgosur, të cilët qeshin duke e dhunuar para se t’i vënë thikën në fytyrë. Ky është fati i atyre që refuzohen në brigjet e Europës duke u kthyer nga kanë ardhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy