105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

Sot shënohen 105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës.

Lufta e Vlorës filloi më 5 qershor 1920 dhe përfundoi më 3 shtator të të njëjtit vit, duke shënuar largimin e ushtrisë italiane dhe një fitore të madhe për Shqipërinë, e cila sapo kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore.

Kjo luftë përbënte një seri betejash të zhvilluara nga patriotët shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane, të cilat, që nga 9 dhjetori 1919, kishin marrë Shqipërinë nën protektorat, sipas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.

Në shenjë revolte kundër okupimit italian, më 29 janar 1920 u formua "Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Vlorës". Sulmi kundër garnizonit italian filloi më 6 qershor 1920.

Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete: në gjirin e Vlorës, në Ujin e Ftohtë, në Vlorë-Kaninë, në Panaja, në Llogora, në Himarë, në Selenicë, në Gjorm, në Matohasanaj dhe në Tepelenë.

Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.

Më 3 shtator 1920 pas shumë luftimeve të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy