
Kryeministri Edi Rama sapo ka bërë të ditur se të gjithë ata të prekur që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i fuqishëm që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm, do të strehohen në disa hotele.
Sipas Ramës, do të firmoset një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja për të gjitha familjet e mbetura pa çati që të strehohen.
"Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale", shkruan Rama në postimin e tij më të fundit.



