
Një klasë në shkollën 9-vjeëare në Këlcyrë është mbyllur. Shkak për këtë është bërë prekja me Covid-19 e katër nxënësve.
Ka qenë kryeinspektori i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri i cili vendosi mbylljen e klasës së VIII të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës pasi rezultuan se katër nga 21 nxënës të kësaj klase rezultuan pozitiv në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.
Klasa do të jetë e mbyllur për 14 ditë.
Kjo masë ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë



