Vetëvendosje dhe PDK: Minishengenin do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik  

Vetëvendosje dhe PDK: Minishengenin do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik  

Vetëvendosje dhe PDK në Kosovë janë kundër qëndrimit të qeverisë së Kosovës për Mini-Shengenin Ballkanik, një nga pikat e sanksionuara në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës thonë se do ta kundërshtojnë Minishengenin me të gjitha mjetet demokratike.

Në Vetëvendosje, Minishengenin e shohin si ide të Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë Arbërie Nagavci për Kosovapress.

Edhe PDK e kritikon kryeministrin Hoti për pranimin e Mini-Shengenit.

Është pikë dobësie pse kryeministri ose qeveria e Kosovës edhe pse në parim ju e dini në vitet e kaluar gjitha paritë politike kanë qenë kundër Mini-Shengenit. Ne besojmë se integrimi në BE duhet të na bashkojë dhe kuptohet qasja në shengen zonë… Kryeministri ka hequr dorë nga këto parime dhe ka pranuar që Kosova të jetë në Mini-Shengenin. Por, PDK-ja ka qenë kundër atëherë është sot dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj”, thotë Avni Bytyçi.

Idea e një Mini-Shengeni Ballkanik lindi vitin e kaluar në Novi-Sad të Serbisë gjatë një takimi mes përfaqësuesve zyrtarë të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova nuk ishte e ftuar. Takimi vijoi në Ohër e Durrës.

Kosova nuk ka marrë pjesë në asnjë nga këto takime, pasi e ka cilësuar nismën një "devijim” të rrugës euroatlantike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy