
Dashamir Shehi thotë se e djathta dhe e majta në Shqipëri nuk i ngjajnë simotrave tradicionale në Europë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Shehi tha se dy drejtimet politike kryesore në Shqipëri janë orientuar nga populizmi.
Nuk kemi një të majtë shqiptare si ato të Europës. Nuk kemi as një të djathtë të tillë. Të gjithë kemi bërë një zigzage duke ndjekur një lloj populizmi nga vijnë më shumë vota. Nëse Berisha pretendon ta kthejë në teza konservatore. Por deri më sot, ne me PD kemi ndarë tokën për frymë, kemi falur shtëpitë qytetarëve, program më social nuk gjen. Ka ardhur e majta, ka bërë privatizime.



