COP29, miratohet marrëveshja/ 300 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

COP29, miratohet marrëveshja/ 300 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

Pas dy javëve me negociata dhe debate, vendet nga e gjithë bota që u takuan në Baku për COP29  miratuan një marrëveshje që siguron të paktën 300 miliardë dollarë financim vjetor për vendet në zhvillim për të luftuar ndryshimet klimatike.

300 miliardë dollarë do të shkojnë për vendet në zhvillim që kanë nevojë për para në mënyrë që të mos përdorin më qymyrin, naftën dhe gazin që shkaktojnë ngrohjen globale, për t'u përshtatur me ngrohjen e ardhshme dhe për të paguar dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem. 

Shifra nuk është aspak afër shumës totale prej 1.3 trilionë dollarësh që kërkonin vendet në zhvillim, por është tre herë më e lartë se marrëveshja prej 100 miliardë dollarësh e 2009-ës që është gati të skadojë.

Delegacionet thanë se kjo marrëveshje po shkon në drejtimin e duhur, me shpresën se në të ardhmen do të vijnë më shumë fonde.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres , shprehu shqetësim, por u kërkoi vendeve që ta shohin marrëveshjen si një "themel" mbi të cilën mund të ndërtohet.

Kisha shpresuar për një rezultat më ambicioz, në aspektin financiar, për të adresuar sfidën e madhe me të cilën përballemi.

“Marrëveshja në COP29 në nuk është mjaftueshëm ambicioze”, tha Evans Njewa, në emër të Grupit të Vendeve më pak të zhvilluara, i cili bashkon kombet më të varfra në botë.

Ky qëllim nuk është ai që ne shpresonim të arrinim pas vitesh diskutimesh.

Ai kritikon gjithashtu Indinë e cila kundërshtoi miratimin e dokumentit.

Grupi Afrikan i negociatorëve në COP29 tha se marrëveshja e financimit të klimës prej 300 miliardë dollarësh e rënë dakord në bisedimet e OKB-së ishte shumë pak dhe shumë e vonuar për kontinentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy