Shabani: “Nisma Thurje” do ketë kandidatë në bashkitë e mëdha, sjellim ata që s’kanë votuar (VIDEO) 

Shabani: “Nisma Thurje” do ketë kandidatë në bashkitë e mëdha, sjellim ata që s’kanë votuar (VIDEO) 

Drejtuesi i “Nismës Thurje” Endri Shabani deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se forca e tij politike do të hyjë me kandidatë në bashkitë e mëdha në zgjedhjet e ardhshme lokale. Shabani tha se qëllimi i “Nismës Thurje” është ofrimi i një alternative të re, duke sjellë në votime qytetarë që nuk kanë votuar për t’u kthyer atyre besimin te politika.  

Edhe në zgjedhjet e kaluara synuam të sjellim në votime njerëz që e kanë humbur besimin te politika. Sollëm votues për herë të parë në zgjedhje, ky është synimi edhe këtë radhë. Mos harroni që 52 për qind në Shqipëri nuk votojnë. Synimi ynë është që këta të votojnë, t’u kthejmë besimin te politika, pasi militantët e partive kanë uzurpuar skenën politike. Jam i bindur që do ndryshojë pjesëmarrja. Pushteti ka mekanizmat të mobilizojë 700 mijë votues. Çështja është që pjesa tjetër që e vuan këtë keqadministrim, nuk shkon të votojë. Nëse nuk shkojmë të votojmë zgjedhja është të ikim nga ky vend, pasi vendosin këta 7000 mijë. Unë besoj se këtë herë do të kemi 5-6 herë më shumë votues. Tsunam do ketë, por do ketë kundër Edi Ramës.

I pyetur nëse futja në garë e Nismës Thurje e ndihmon mazhorancën, Shabani tha qytetarët kanë nevojë për alternativë, duke shtuar se synimi është relativizimi i votave të Ramës dhe Veliajt.

Rama dhe jo vetëm Rama, nuk do kishte qëndruar kaq gjatë në pushtet, nëse nuk do t’u kishte mbushur mendjen qytetarëve që vota e tyre nuk vlen.  Krijimi i bindjes që vota vidhet i shërben vet Edi Ramës. Nëse vota nuk do numërohej pse del pushteti dhe ble vota nga 50 mijë lekë koka. Pikërisht pse votat kanë rëndësi, këta vriten me njëri-tjetrin, paguajnë para, mbledhin karta identiteti. Nëse ne shkojmë të votojmë ata 700 mijë i relativizojmë dhe i lëmë në opozitë. Nuk e dimë sa ka kandidatë do dalin. Prindërit e mi dolën në 90-ën të rrëzimin monizmin, synuan të sillnin pluralizmin. Pluralizëm do të thotë që qytetarët të kenë alternativa. Ne nuk do heqim dorë që t’u heqim qytetarëve alternativë vetëm pse i prishet punë këtij apo atij. Derisa Berisha-Rama-Meta kanë bërë të njëjtën gjë në pushtet, qytetarët kanë nevojë për alternativë të dytë. Këta janë njësoj vetëm se kanë logo të ndryshme. Se a ndihmon kjo njërën palë apo tjetrën këtë se di. Di një gjë. Nëse sjellim në votime ata që s’kanë votuar pasi i shohin të gjithë njësoj relativizojmë votat e Veliajt dhe Ramës. Ne do sjellim në zgjedhje votues për herë të parë. Kjo do relativizojë votat e Veliajt, është e garantuar, sepse është matematikë e thjeshtë. Nëse Nisma Thurja nuk do ishte alternativë nuk do ishim lodhur farë”.

Ndërsa u shpreh se Nisma Thurje do të ketë kandidatë në bashkitë ku pati një “përfaqësim dinjitoz” në zgjedhjet e fundit, Shabani tha se ka gjasa që kjo forcë të ketë zërin e saj në këshillat bashkiake.

Po do kemi kandidatë për të drejtuar bashkitë kryesore të Shqipërisë dhe këshillat bashkiak. Na kanë vendosur edhe disa artifica që do t’i kapërcëjmë, pasi duhet të mbledhim firma për kryetarët e bashkisë dhe këshillat bashkiak. Do fokusohemi në qytetet e mëdha. Nuk ia dalim dot të kemi kandidat në 61 bashki. Gjasat janë të mëdha në mos të marrim një bashki, të kemi zërin tonë në këshillat bashkiak. Në Tiranë do jetë beteja jonë kryesore”.

Shabani deklaroi se ka besim te institucionet e reja të drejtësisë, por SPAK s’e ka arritur ende qëllimin përse u ngrit, që sipas tij është arrestimi i Berishës, Metës dhe Ramës.

Kemi folur për oligarkë, i kemi çuar në SPAK. Kini parasysh një gjë, nuk është se po i biem më qafë Berishës, Metës dhe Ramës, janë të njëjtët oligark që shkojnë në dasma, dreka, kur u martohen kalamajt. Të njëjtat dyshime janë edhe për grupet kriminale, por kjo mbetet për t’u vërtetuar. Për oligarkët mjafton t’i shohësh kush ka bërë para kur Berisha ishte kryeministër, janë të njëjtët që bëjnë para kur Rama është kryeministër. Si është ajo shprehja ‘vërtet kemi bajram e pashkë, por oligarkët i kemi bashkë!’. Ne kemi bërë kallëzimin e parë në SPAK për koncesionin e sterilizimit, koncesionin e inceneratorëve. Absolutisht kemi vlerësim të institucionet e reja të drejtësisë, kemi besim të institucionet e reja të drejtësisht. SPAK u ngrit për të arrestuar Berishën, Metën, Ramën. Për sa kohë që SPAK-u s’ka arrestuar këta të tre s’e ka arritur qëllimin e vet. Deri më sot besimi në SPAK ende s’është i justifikuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy