
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi tha se edhe media është e përlyer në çështjet e drogës. Rakipi solli rastin e Bana King, duke shtuar se ka ngjashmëri me strategjitë e mafias.
Për të kuruar imazhin e kompanisë është thirrur fytyra më e ëmbël e ekranit. Në përgjithësi mafia vepron kështu. Po ta shikosh në një plan tjetër, në faqen e tyre ka financime për fëmijët. Bëjnë bamirësi të ngjashme me ato të Cosa Nostrës. Nuk kam asgjë me Ardit Gjebrenë, por problemi është se media është e zhytur në këtë. Tani pyetja është a do të vazhdojë ta japë këtë reklamën. I patë inceneratorët? Media është zhytur.



