Të rrëzuarit në pleqëri/ Mjeku Erindi shpjegon shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë nga ky risk

Të rrëzuarit në pleqëri/ Mjeku Erindi shpjegon shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë nga ky risk

Të moshuarit përbëjnë sot një pjesë gjithnjë e më të madhe të popullsisë. 

Një ndër problemet më të zakonshme me të cilat përballen ata janë rrëzimet, që shpesh ndodhin gjatë aktiviteteve të përditshme.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, mjeku Altin Erindi shpjegon shkaqet dhe pasojat e rrëzimeve tek personat në moshë të tretë.

Jemi një shoqëri në plakje. Brezi i ri është larguar me ritme të larta dhe kjo bën që shumë të moshuar të jetojnë vetëm, ose vetëm njëri nga bashkëshortët. 

Kjo rrit ndjeshëm rrezikun, pasi nuk ka kush t’i ndihmojë gjatë ditës. 

Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rrezikun e rrëzimit, janë hipertensionin dhe mjekimet që përdoren për trajtimin e tij, të cilat mund të shkaktojnë marramendje ose humbje ekuilibri. 

Ndër faktor tjetër është konsumimin e alkoolit, që përveç se ndikon negativisht në koordinim, mund të ketë ndërveprime të rrezikshme me ilaçet për hipertensionin apo diabetin.

Poashtu mungesën e aktivitetit fizik, që çon në ngurtësim të artikulacioneve dhe dobësim të muskujve.

Sipas mjekut Erindi, lëvizshmëria e kufizuar dhe mosangazhimi fizik e përkeqësojnë gjendjen.

Kryerja e aktiviteteve fizike mban gjallë trupin dhe strukturën e tij. 

Nuk mjafton vetëm ecja; muskujt duhen forcuar edhe në moshën e tretë. 

Në shumë shtete, tashmë ekzistojnë palestra të posaçme për të moshuarit, që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit fizik dhe parandalimin e rrëzimeve.

Statistikat tregojnë se 1 në 3 të moshuar humbin jetën si pasojë e rrëzimit, çka e bën këtë problem një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në këtë grupmoshë. 

Sa më shumë të moshuarit jetojnë vetëm, aq më i lartë është rreziku i rrëzimeve fatale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy