Poetja dhe aktorja Altea Alushi, e cila po merr vëmendjen me poezinë e shkruar dhe interpretuar prej saj “Nuk ka më njerëz”, thotë se është e vërtetë që nuk ka më njerëz.
Është shumë e vërtetë fraza, shikoje te vetja problemin në radhë të parë. Do të doja ta nisja nga vetja.
Edhe vetë në shumë raste më humb pjesa njerëzore dhe pjesa humane, mund të më mungojë një buzëqeshje, mund të gënjej etj., etj.
Mendoj se këto devijime të vogla që mund të bëhen më të mëdha nesër pasnesër, nis së pari me veten tënde dhe se sa pak besim ke në të mirën që do vijë.
Nis me mënyrën si nis dita, si ke marrë një gjobë. Janë detaje të vogla që të mbushin.
Njerëzit kanë filluar ti bëjnë gjërat pa kuptim, kërcejnë pa kuptim, pinë pa kuptim, duan të harrojnë.
Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ajo deklaroi se gjërat që nuk shkojnë duhet ti hiperbolizojmë, për ti nxjerrë më në pah.
Ideja që dua tu përcjell njerëzve është ndaloni, çdokush ka ritmin e vetë, por ndalo dhe mendo për një çast.



