Xhadat- I dënuari që përfitoi para publike nga tenderat (VIDEO)

Xhadat- I dënuari që përfitoi para publike nga tenderat (VIDEO)

Më 24 korrik të këtij viti Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi konfiskimin e pasurive të një sërë personash, përfshirë edhe shtetasin Anton Gjinaj ose (Pashuk Gjini) dhe personave të lidhur me të.

Sipas SPAK: “Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante, me seli Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Anton Gjinaj ose Pashuk Gjini, dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë”.

Për këtë qëllim Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.22 datë 27.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku përfshiheshin;

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk

Shoqëria “DEIZI – M” shpk

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk,

Shoqëria “FORALB ALABASTER”

Shoqëria “XYZ 08” shpk

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk

Gjithashtu disa apartamente, ndërtesa, pasuri të llojit truall, arrë si dhe disa makina në pronësi të familjarëve të tij.

Pavarësisht se i dënuar në vitin 2010 dhe sipas Ligjit “Për Prokurimin Publik” nuk mund të përfitojë tendera, ky shtetas ka përfituar miliarda lekë tendera nga institucionet shqiptare nëpërmjet shoqërisë Alesio- 2014 shpk , themeluar në vitin 2014.

Në listën e tenderave të fituar, kryesojnë tenderat me Bashkinë Krujë, Tiranë, Durrës e Lezhë.

Një pjesë e tyre janë tendera në kuadër të procesit të rindërtimit. Madje jo vetëm tendera, por ky shtetas ka përfituar dhe leje dhe licenca në fushën e energjisë, prona shtetërore dhe leje minerare.

Në 23.02.2018, shoqëria Alesio-2014 shpk shton në objektin e veprimtarisë investime për realizimin me fonde publike të investimeve publike, në fushën minerare, atë të transportit publik, turizmit dhe në fushën e energjisë (HEC) dhe 23.10.2018 fillon përfitimin e procedurave të prokurimit.

Nga tetori 2018 deri në korrik 2021 ka përfituar 16 procedura prokurimi, me vlerë kontrate 17.55 miliardë lekë, kryesisht sa 98% - 100% të vlerës së fondit limit, nga të cilat 7 procedura, me vlerë kontrate 16.3 miliardë lekë për rindërtim nga tërmeti, 3 prej të cilave për rindërtimin nga tërmeti të zonës 5 Maji, me vlerë kontrate 12.6 miliardë lekë, të gjitha sa 99% - 100% të vlerës së fondit limit .

Me dy vendime gjatë vitit 2018 ka përfituar me vendim të Entit Rregullator të Energjisë dy HEC-e, atë “Kryezi dhe “Fushë-Arrëz”.

Nëpërmjet VKM Nr. 699, datë 30.10.2019 “Për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuara dhe kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre”, firmosur nga Kryeministri Rama, i janë dhënë pronat shtetërore në zonën kadastrale 8180, konkretisht një pronë 118,9 m2 dhe një 104,7 m2 .

Më 05.07.2018, subjekti në emër të tij ka përfituar leje minerare në Mengaj, Kavajë për shfrytëzimin e Gips dhe Alabastër.

Krahas parave publike të përfituara përmes tenderave, në dy prej kompanive të tij kanë lëvizur dhe rreth 800 milionë lekë nga inceneratorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy