Pse presidenti gjerman është i padëshiruar në Kiev?

Pse presidenti gjerman është i padëshiruar në Kiev?

Presidentët e Polonisë dhe të shteteve baltike po vizitojnë Kievin për bisedime me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por në këto takime do të mungojë homologu gjerman.

Frank-Walter Steinmeier anuloi planet e tij për t'u bashkuar me grupin pasi Ukraina e bëri të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, ku vendin e tij do ta zërë kancelari Olaf Scholz.

Steinmeier tha gjatë një udhëtimi në Varshavë, se plani ishte "ndërmarrja e një udhëtimi në Kiev për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën".

"Unë isha gati ta bëja këtë, por me sa duket, dhe duhet ta mbaj parasysh këtë, kjo nuk ishte e dëshiruar në Kiev."

Gazeta gjermane Bild citoi burime ukrainase duke thënë se Steinmeier-it iu refuzua pranimi në Kiev "për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë në vitet e fundit".

Javën e kaluar, Steinmeier pranoi se kishte gabuar në lidhje me Rusinë, duke thënë se politika gjermane ndaj Moskës kishte dështuar dhe se ai ishte gabuar për përpjekjen për të ndërtuar ura me Putinin dhe për mbështetjen e Nord Stream 2. Burimi: BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy