
Ish-futbollisti Igli Tare është paraqitur në SPAK, mëngjesin e sotëm, ku u mor në pyetje për një çështje nën hetim.
Dëshmia e tij vjen pas atij të vëllait Agron Tare, për llogari të hetimit për dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Pas deklarimit të tij, për mbi pesë orë, raportohet se Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i akuzuar për pastrim parash.



