“SHPIRTRA TË ZHVESHUR” është ekspozita e aktivistes Elga Mitre, e cila prej dy javësh fton publikun ta shohë gruan përtej të dukshmes. Autorja thotë se krahas lëvizjeve feministe e protestave të herëpashershme, dhuna ndaj gruas mund të luftohet përmes krijimit të një narrative të re.



