“Po të isha kriminel do isha në Dubai dhe do pija kafe në Kosta Rika”, zbardhet letra e Arbër Çekajt në Gjykatë

“Po të isha kriminel do isha në Dubai dhe do pija kafe në Kosta Rika”, zbardhet letra e Arbër Çekajt në Gjykatë

Arbër Çakaj ka mohuar përfshirjen në arratisjen e të dielës në burgun “313” në Tiranë, ku përmes një letre shprehet se Fatmir Pjetri është autori i ngjarjes.

Sipas Çakajt ai e ndoqi instinktivisht Pjetrin dhe se nuk ishte në dijeni për planin e arratisjes.

Ndërkohë më tej ai mohon që të ketë goditur policin, ndërsa shton se nëse do të ishte kriminel nuk do të ishte në burg, por në Dubai dhe duke pirë kafe ne Kosta Rika.

Sipas Çakajt ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çakaj.

Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar, se kjo nuk është zgjidhje.

Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit, në të kundërt do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, ai do të ishte duke kafe në Kosta Rika.

Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çakaj. Ai është thjesht viktimë, pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, shkruan Çakaj në letër.

Ndërsa Lulzim Çepele me dorën e majtë të fashuar, pasi tentoi të priste damarët sipas Prokurorisë dhe policisë së burgjeve për të ndihmuar Çekajn dhe Pjetrin, tha se nuk ia kishte idenë se po ndodhte arratisja.

"Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç'po ndodhte me një plan arratisjeje", mësohet të ketë thënë Çepele.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e diel, ku Çekaj dhe Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh-pushimin e hyrjes së administratës. Tentativa e arratisjes së tyre është pikasur nga rojet që kanë dhënë alarmin.

Ndërkohë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë paraditen e sotme përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata konfirmoi izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes. 

“Arrest me burg” vendosi gjykata për Arber Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepele, ndërsa Prokuroria kërkon t’i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy