Rezultatet në rang vendi deri në orën 13:50/ Numërohen 2272 kuti votimi, ja kush kryeson

Rezultatet në rang vendi deri në orën 13:50/ Numërohen 2272 kuti votimi, ja kush kryeson

Deri në orën 13:51 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 2272 kuti nga 5199 në total në rang vendi. Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 317.935 vota ose 49.38 %.

PD-AN ka marrë 250.979 vota ose 38.98 % .

LSI në rang vendi ka marrë 45.919 vota ose 7.13 %.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 13.089 ose 2.03 %.

Deri tani janë 31.870 vota të pavlefshme në rang vendi.

Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin.

Rezultatet në rang vendi deri në orën 12:30/ Numërohen 2042  kuti votimi

Kur janë numëruar 2042 kuti votimi, nga 5199 që janë gjithsej.

Numri i qendrave të votimit të numëruara është 1894, ndërkohë numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara është 564.529.

Vota të vlefshme janë 535078.

Rezultatet në rang vendi deri në orën 12:00/ Numërohen 1916 kuti votimi

Deri në orën 12:00 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 1916 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Rezultatet në rang vendi deri në orën 11:30

Numërohen 34.55% të kutive në rang vendi. Konkretisht janë numëruar 1872 kuti votimi nga 5199 që janë gjithsej.

Partia Socialiste ka siguruar deri tani 77 mandate. Nga rezultatet e deri tanishme, pason PD me 55 mandate, LSI me 6 mandate, PSD 2.

Rezultatet në rang vendi deri në orën 10:00

Kur janë numëruar 1614 kuti votimi, nga 5199 që janë gjithsej mbi 24 mijë vota rezultojnë të pavlefshme nga  448 mijë vota në total.

Pra rreth 5 % e fletëve të votimit janë të pavlefshme.

Numërohen 1548 kuti votimi, kryeson PS

Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numërohen 1548 kuti nga 5199 në total, prin PS
Ora 09:10- Numërohen 1548 kuti votimi, nga 5199 në total. PS prin me 506%, PD dhe LSI 46.4%. PSD ka 2%.

Ora 08:00

Janë numëruar 1322 nga 5199 kuti deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ajo që vihet re është numri i lartë i votave të pavlefshme. Nga të dhënat e KQZ deri në këto momente janë 19536 vota të pavlefshme.

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në këtë numër të lartë që i ka bërë të pavlefshme rreth 20 mijë vota që duke parë trendin pritet të rritet në orët në vijim.

Durrës/ Numërohen 69 kuti nga 481 në total në qarkun e Durrësit. Deri tani Partia Socialiste ka marrë 11002 vota, PD 7730 vota dhe LSI 1347. Procesi i numërimit vijon normalisht.

Elbasan/ Ka përfunduar numërimi i votave për 178 kuti nga 511 gjithsej në Qarkun e Elbasanit. Deri më tani, kryesuese në këtë qark është Partia Socialiste e cila ka siguruar 55.5% të votave, e përkthyer në 29.723 vota. E dyta renditet Partia Demokratike me 37.5% e përkthyer në 20.105 vota, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4.9% e konvertuar në 2.640 vota.

Shkodër/ Janë numëruar 91 nga 411 QV në total të Qarkut të Shkodrës. Deri më tani, kryesuese është Partia Demokratike, e cila ka siguruar 43.1% të votave, e përkthyer në 10.057 vota, e dyta renditet Partia Socialiste me 29.9 % të votave, e përkthyer në 6.974 vota, e treta, e cila përbën dhe risi, është Partia Social Demokrate, me 14.9%, e përkthyer në shifra në 3473 dhe e katërta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 10.2 % e përkthyer në 2.370 vota.

Gjirokastër/ Në qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste prin me 55.3%, ndërsa PD dhe LSI marrin deri tani 42.8 %.

Vlorë/ Deri më tani në këtë qark janë numëruar 191 kuti nga 445 në total. Vihet re që deri më tani kryeson bindshëm Partia Socialiste me 22227 vota ose 57.09%.

Më pas ndiqet nga Partia Demokratike me 12796 vota ose 32.87%. Ndërsa LSI ka marrë aktualisht 2594 vota ose 6.66%, duke u renditur partia e tretë në qark.

Dibër/ Momentalisht Dibra është ngjyrosur mavi, pasi ky qark kryesohet nga PS me 7895 ose 46.7%. Ndërkohë PD ka marrë 7077 vota ose 41.86 % ndërsa LSI 1326 vota ose 7.84 %.

Në KZAZ-në nr. 19 në Dibër nga 2217 kuti janë numëruar deri tani 54 kuti.

PS 7895 ose 46.7%.

PD 7077 vota ose 41.86 %

LSI 1326 vota ose 7.84 %

Elton Debreshi 185 vota 1.04 %

Qv 27/126 – Lezhë

Lezhë PS45.26% PD43.80% LSI6.14%

Vota PS 2888 PD 2795 LSi 392

17/49 QV – Mirditë

PS40.27% Pd47.67% LSI 8.20%

Vota PS1827 PD 2163Lsi 372

Rezultatet/Burimi KQZ

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy