
Që nga 1 shkurti, gjykatat e Apelit në rrethe nuk do të kryejnë më funksionin e tyre për gjykimin e çështjeve të caktuara. Shkalla e dytë e gjyqësorit do të funksionojë vetëm në kryeqytet, aty ku do të transferohen të gjitha dosjet e pashqyrtuara.
Kreu i dhomës së avokatisë Shkodër, Anton Kosteri tha se beteja e tyre do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri thonë se kjo situatë do të fusë në kolaps Gjykatën e Apelit në Tiranë.



